Implante Dentare (mbjellje)
Njё nga teknologjitё dentare me interesante dhe më efektive qё pёrdorim te Tedi Dent janё implantet dentare (mbjelljet). Nё shumё raste implantet janё metoda më ideale pёr tё zvendësuar njё dhёmb qё mungon meqё kjo metodë nuk pёrfshinё dhёmbët fqinjё. Megjithëse futet nё natyrën e operacioneve, kjo metodë ёshtё e lehtё pёr tu proceduar nё shumicën e rasteve.
Njё implant dentar ёshtё zvendësimi i dhёmbit duke vendosur njё rrënjё artificiale dhe pёrdoret nё mjeksinё dentare zvendësuese (proteza). Ka disa lloje implantesh dentare; mё i suksёsshmi dhe mё shumё i pranueshmi ёshtё implanti i integruar nё kockё, bazuar nё zbulimin e Profesorit Suedez Peringvar Branemark qё titani mund tё futёt nё mёnyrё tё suksesshme nё kockё kur pjesa e infiltruar nё kockё rritёn mbi sipёrfaqen e ashpёr tё titanit tё mbjellё. Kjo formon njё lidhje strukturale dhe funksionale midis kockёs dhe implantit. Njё variacion nё procedurën e mbjelljes ёshtё ura e suportuar nga implanti ose protёza e suportuar nga implanti.
Shёrimi dhe integrimi i implanteve nё kockёn e nofullës ndodh nё njё periudhё kohore prej disa muajsh nёpёrmjet njё procesi tё quajtur integrim nё kockё. Nё kohёn e duhur, stafi jonё do tё pёrdori implantet pёr tё ankoruar kurorat ose protezat dentare. Meqё implantet qё suportojnё protezat arrijnё tё integrohen, kjo do tё thotё se ata janё biokimikisht tё qёndrueshёm dhe tё fortё dhe qё nga ky moment pacienti ёshtё nё gjendje tё pёrtypet normalisht.
Lloje implantesh dentare (mbjelle). Implanti i dhёmbёve (implant dentar) qё pёrdoret mё shpesh nё ditёt e sotme ёshtё "implanti i rrёnjёs i infiltruar nё kockё". Kёto objekte janё pajisje nё formё cilindrike ose vide tё cilat vendosen nё kockёn e nofullës sё pacientit. Nё esencё, njё implant dentar funksionon si njё "rrёnjё artificiale" mbi tё cilёn vendoset njё kurore dentare ose sigurohet njёri fund i urës dentare .
Termi "infiltrim ne kockё" i referohet faktit qё implanti ёshtё vendosur nё kockёn e nofullës duke penetruar nё mishin e dhёmbёve. Termi "formё rrёnje" i referohet faktit qё ky tip implanti ёshtё disi i ngjashёm nё formё me rrёnjёn e njё dhёmbi natyral.
Implantet e infiltruar nё kockё nё forme rrenjё dhёmbi janё pёrshkruar gjithashtu si "implante tё integruara nё kockё”. Tёrmi integrim nё kockё i referohet faktit qё ёshtё njё lidhje e fiksuar midis implantit dentar dhe kockёs sё nofullës. (Me saktёsisht, kocka ёshtё nё kontakt tё drejtpёrdrejt me implantin, pa shtresa tё ndёrmjetshme me material lidhes.)
Nё njё implant dentar pёrfshihen tre pjesё pёrbёrёse:
Fiksimi i implantit dentar. Fiksimi ёshtё ajo pjesё e implantit qё ёshtё e vendosur dhe e ankoruar (e integruar nё kockё) nё kockёn e nofullës. Ёshtё ajo pjesё e implantit dentar e cila shtrihet poshtё mishit tё dhёmbёve. Pёr tё gjitha arsyet praktike, ky fiksim mund tё konsiderohet si njё "rrёnjё artificiale".
Implantet fiksues janё bёrё prej titani dhe pёrgjithёsisht kanё njё formё cilindrike ose vide. Prodhuesit do tё trajtojnё sipёrfaqen qё do tё jetё pjesa fiksuese e implantit. Si rezultat, sipёrfaqja qё do tё fiksohet ёshtё e punuar me makineritё pёrkatёse, e veshur me materialin e duhur, e gdhendur ose e sprucuar me materialet pёrkatёse dhe rezistente. Arsyeja e kёtyre trajtimeve ёshtё forcimi mikroskopik i sipёrfaqes qё do tё fiksohet dhe nё ketё mёnyrё tё rrisi sipёrfaqen totale duke bёrё tё mundur fiksimin nё njё sipёrfaqe mё tё madhe tё kockёs sё nofullës.
Pjesa lidhёse e implantit dentar. Aspekti lidhёs i implantit tё dhёmbit ёshtё pjesa e tij fundore qё shtrihet nё dhe mbi mishin e dhёmbit. Kurora ose ura dentare qё suportohet nga implanti qёndron mbi lidhjen e implantit. Njё lidhje ёshtё zakonisht e ngjitur (si me vide) nё implantin e fiksuar 3 ose 6 muaj pasi ky i fundit ёshtё vendosur.
Proteza dentare. Protezat dentare i referohen kurorave ose urave dentare tё cilat suportohen nga implanti. Nё varёsi tё mёnyrёs se si ёshtё dizenjuar kjo pjesё dentare, mund ose tё ngulet nё mish ose tё vedoset me vide.
Për të filluar një program gjithëpërfshirës mbi shëndetit e dhëmbëve, për ju ose për pjestarët tuaj te familjes lini një takim sot. |